Shkatërrohet rrjeti greko-shqiptar që trafikonte vajza nga Amerika Latine! Njëra prej tyre i shpëtoi “kthetrave” dhe zbuloi grupin

Diaspora

Shkatërrohet rrjeti greko-shqiptar që trafikonte vajza nga Amerika Latine! Njëra prej tyre i shpëtoi “kthetrave” dhe zbuloi grupin

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Një rrjet i madh i trafikut të qenieve njerëzore që shfrytëzonte gra nga Amerika Latine është shkatërruar nga policia greke, në bashkëpunim me shërbimet amerikane të sigurisë.

Sipas mediave greke në pranga janë vënë 8 persona, mes tyre 6 janë shqiptarë. Secili prej anëtarëve të këtij grupi kriminal kishte role të përcaktuara qartë.

Mësohet se vajzat pasi silleshin në Greqi i mbanin në hotel, ku mund të lëviznin vetëm brenda. Ato merrnin leje për të dalë, por në cdo rast kanë qenë të shoqëruara.

Ka qenë njëra prej tyre, e cila ka kontaktuar policinë në numrin 112 dhe ka denoncuar hotelin. Mirëpo, kur policia shkoi, hoteli ishte informuar dhe me udhëzime nga organizatori e kishte larguar vajzën nga ambienti.

Hetimet kanë nisur në muajin shtator, ndërsa operacioni u zhvillua më 16 shkurt, kur u arrestuan edhe tetë personat. Ndërsa mësohet se janë shpëtuar edhe 15 vajzat që ishin “viktimë” e trafikut. Mësohet se ato ishin nga Brazili, Kolumbia, Venezuela dhe Maroku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat