Me tub gazi në gojë, gjendet i vdekur brenda “shtëpisë së barit” një shqiptar në Spanjë

Diaspora

Me tub gazi në gojë, gjendet i vdekur brenda “shtëpisë së barit” një shqiptar në Spanjë

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Një shqiptar është gjetur i vdekur brenda një plantacioni mariuhane në Mont-Roig del Campn Baix Camp, në Spanjë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave policia vendase beson se viktima ishte një nga kopshtarët e plantacionit, të cilët janë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe kujdesin e bimëve narkotike.

Ai u gjet i vdekur me një tub gazi të lidhur me gojën e tij dhe i rrethuar nga një pellg gjaku. Në mungesë të autopsisë dhe duke pasur parasysh se nuk ka shfaqur shenja të dukshme dhune, policia po e trajton ngjarjen si një vetëvrasje, por provat mjeko-ligjore do të jenë kyçe për të sqaruar nëse ka diçka tjetër.

Policia beson se ai ishte përgjegjës për plantacionin e marijuanës që ndodhej në këtë shtëpi në Casalot Park, një urbanizim pranë Mont-roig del Camp. Banorët e zonës panë agjentë të Mossos d’Esquadra, ambulanca të Sistemit të Emergjencave Mjekësore ( SEM) dhe zjarrfikësit, të cilët u vendosën në rrugën Secalló gjatë gjithë pasdites.

Mariuana që ishte brenda shtëpisë ishte prerë tashmë dhe policia gjeti mbetjet e bimëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat