Adoleshentja shqiptare u zhduk para dy vitesh, dëshmia e re vë në lëvizje autoritetet: E pamë, fliste shqip dhe anglisht!

Diaspora

Adoleshentja shqiptare u zhduk para dy vitesh, dëshmia e re vë në lëvizje autoritetet: E pamë, fliste shqip dhe anglisht!

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 19:43
Artemis Vasili

Dy vite nga zhdukja e adoleshentes shqiptare në Greqi, Artemis Vasili, duket se një dëshmi e re po ndryshon rrjedhën e ngjarjes dhe të kërkimeve.

Mediat greke bëjnë me dije se një person ka deklaruar se e ka parë vajzën shqiptare në një qendër tregtare në Suedi.

Sipas saj Artemisi shoqërohej nga dy vajza dhe një burrë dhe se e kishte dëgjuar të fliste shqip dhe anglisht.

Pasi e ka identifikuar dëshmitari thotë se i është afruar dhe e ka pyetur nëse është ajo, por vajza është larguar me vrap.

Menjëherë dëshmitari ka njoftuar familjes e vajzës, të cilët janë nisur drejt Suedisë, ndërsa autoritetet greke dhe ato suedeze kanë nisur hetimet dhe kërkimet për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat