U vra aksidentalisht gjatë sherrit në Athinë, publikohet fotoja e 37-vjeçarit shqiptar

Diaspora

U vra aksidentalisht gjatë sherrit në Athinë, publikohet fotoja e 37-vjeçarit shqiptar

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 15:40
Pëllumb Islami

Ky është Pëllumb Islami, 40-vjeçari që mbeti i vrarë aksidentalisht mbrëmë në një lokal në lagjen Nea Jonia të Athinës.

Shkak u bë një sherr mes disa personave të tjerë në lokal që sipas dëshmitarëve ishin gjithashtu shqiptarë.

Viktima me profesion ishte hidraulik dhe ishte duke parë një ndeshje futbolli në lokal, kur pas një përleshje të dy grupeve rivale të disa shqiptarëve, mbeti i vrarë me armë zjarri. Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetojë.

“Dëgjova 6-7 të shtëna ndaj dola jashtë. Ishte rrëmujë. E pashë viktimën të shtrirë përtokë. Dëgjova disa persona që thoshin “ik ik”. Më pas erdhi policia dhe ambulanca qe mori viktimën”, tha një dëshmitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat