15-vjetori i Pavarësisë se Republikës së Kosovës

Diaspora

15-vjetori i Pavarësisë se Republikës së Kosovës

Nga: Anxhela Ziso Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 13:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

15- Vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës bashkoi shqiptarët në një eveniment madheshtor ne qytetin e Borås, e organizuar nga shoqata Dardania IF. Ne këtë feste ishin të pranishem patriotë shqiptarë, aktivistë të shquar të komunitetit, diplomatë, drejtues të organizatave e shoqatave te ndryshme ne Suedi, gazetarë e veprimtarë të komunitetit shqiptar në përkujtim të ngjarjes më të shënuar të popullit e shtetit të Kosovës, Pavarësinë e saj.

Pogrami për Pavarësinë e Kosoves me datë 18 shkurt 2023, në orën 19:30, në ”Parkhallen” e hapi prezantuesja e mbrëmjes Anxhela Ziso ku ftoi te gjithë pjesemarrësit të ngriheshin në kembë e të këndonin të gjithë njëzëri himnin e flamurit si të Shqipërisë, Kosoves dhe Suedise.

Me pas ata që argetuan me kengë dhe valle ishin te rriturit dhe femijet e shoqates Dardania IF ne Borås. Folkloristi Dervish Kuqi me këngën ”Trojet shqiptare”, fëmijët me poezi, Liora Koca Gerxhaliu dhe Verona Totaj me nga një këngë secila, ku ngritën në këmbë të gjithë publikun pjesmarrës dhe duartrokitjen nuk kishin fund. Torta mbi qershi e mbrëmjes ishte grupi i valleve te femijeve te drejtur nga Sadije Hasani,Yllka Presheva dhe për të rritur Arditi, Albertina.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ne vazhdim mori fjalën zv.kryetarja e shoqates shqiptare Syzana Haziraj, e cila mbajti një fjalim ne lidhje me rëndesinë dhe madheshtinë e kesaj dite te bekuar. Këtë mbremje e nderuan edhe udheheqes politik dhe zyrtar të lartë të qytetit të Borås : Ulf Olsson kryetar, Annette Persson Carlson zv. kryetare, Hans Johansson zyrtar i lartë (Verksamhetschef Arbetslivsförvaltning) dhe Driton Bilalli kryetar i komunes fqinjë Tranemo. Fjalen përshëndetese e mori dhe Muharrem Binaku perfaqesues i shoqates ku ne mungese të kryetarit falenderoi të gjithë të pranishmit dhe i përshëndeti me një fjalim të shkurtër.

Ky aktivitet nuk do të kishte kuptim pa ata të cilet u kujdesen për rend dhe rregull dhe ç’do gjë shkoi më së miri: Abdullah Gerxhaliu-Culi, Fatmir Bajramaj, Albertina-Tina, Vjollca Nord –Vivi, Lirije Kadriu si dhe antarët e tjerë të kryesisë: Igball Nici, Kristina Ndreca dhe Blendi Bajrami!

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Festa vazhdoi në frymën e gëzimit dhe të kënaqësisë për kulturën e doket shqiptare që ndiheshin tek kushdo nga artistët e ftuar për këtë ngjarje dhe nga të pranishmit. Këngëtarët e ftuar të mbremjes ishin Ymer Bajrami, Edona dhe Milot Lalloshi si dhe muzikanti Armend Hajra.

Ishte një festë e shënuar që mblodhi shqiptarët duke gëzuar me njëri-tjetrin, një shtysë kjo edhe për të ardhmen që edukata dhe kultura shqiptare të qëndrojë e fortë në familje dhe sidomos në brezin e ri, në diasporën e Suedisë tek çdo emigrant. Mbremje te tilla mund të shënojnë dhe një marrëdhënie më të afërt me gjithë shqiptarët në Suedi midis njeri-tjetrin, ruajtjen e gjuhës shqipe dhe kalimit të saj në brezin e ri si edhe marrëdhënien me shkollën dhe librat shqip.

Si bashkim i unitetit dhe identitetit kombëtar i jepet rëndësi çështjes shqiptare, për këtë falenderojmë kryesinë e shoqatës shqiptare Dardania IF dhe të gjithë për pjesmarrjen dhe mbështetjen e kësaj dite të shënuar.

Urime Kosovë! Gëzuar festën tënde të Pavarësisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat