33 vjeçari humb jetën në Itali/ Bllokohet brenda makinës pas përplasjes

Diaspora

33 vjeçari humb jetën në Itali/ Bllokohet brenda makinës pas përplasjes

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 11:18
Gjatë udhëtimit, i riu ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar i përplasur me një pemë.

Një 33-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, në fshatin Parantoro në Montalto të Uffugo-s, ku është aksidentuar me makinë.

Gjatë udhëtimit, i riu ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar i përplasur me një pemë.

Mësohet që nga përplasja, ai ka mbetur i bllokuar dhe është dashur ndihma e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga makina.

Djali me origjinë shqiptare punonte në një firmë vendase me kontratë të rregullt pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat