Emri/ Arrestohet shqiptari në Itali, në shtëpi iu gjetën disa lloje lëndësh narkotike

Diaspora

Emri/ Arrestohet shqiptari në Itali, në shtëpi iu gjetën disa lloje lëndësh narkotike

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi është kapur me lëndë narkotike brenda banesës ku jetonte.

Sipas mediave italiane, në pranga ka përfunduar shqiptari i identifikuar si Dhamo Milantin, 30 vjeç.

Atij, agjentët i gjetën 100 gramë kokainë, rreth pesë kilogramë hashash dhe gati dy kilogramë marijuanë.

Në kuadër të këtij operacioni, agjentët e stacionit të policisë Cornigliano arrestuan dhe një senegalez të cilit i janë gjetur 56 doza heroinë dhe 190 euro me vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat