Sekuestrohen mbi 3 kg kokainë në Itali/ Shpërndanin drogë në zona të ndryshme, arrestohen dy shqiptarë

Diaspora

Sekuestrohen mbi 3 kg kokainë në Itali/ Shpërndanin drogë në zona të ndryshme, arrestohen dy shqiptarë

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Dy shqiptarë kanë rënë në pranga për trafik kokainë në Itali.

Nga operacioni i kryer nga agjentët e antidrogës u sekuestruan mbi 3 kg kokainë, me vlerë 300 000 euro.

Nga hetimet u zbuluan lëvizjet e dy shqiptarëve të cilët kishin ngjallur dyshime për shkak të takimeve jashtë orarit të punës.

Dy shqiptarët u takuan në banesë dhe në momentin që njëri prej tyre doli jashtë, është ndaluar nga policia, më pas është bërë kontrolli në banesë ku kanë zbuluar edhe lëndën narkotike,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat