“Hasan Prishtina” feston 15 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Diaspora

“Hasan Prishtina” feston 15 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Nga: Mislim Berisha Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 23:02
Foto ilustrim

Me datën 18.02.2023 Shoqata Kulturore “Hasan Prishtina” nga Donauwörthi i Gjermanisë në praninë e bashkatdhetarëve dhe mysafirëve gjermanë festoi Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Pavarësia e Kosovës nuk do të ishte arritur sikur mos të ishin këto tri shkronjat e Arta UÇK, thotë në fjalimin e tij hyrës bashkatdhetari Tropojan, Z. Naim Mulaj. Prapa këtyre tre shkronjave qëndron një histori dhembje e guximi, një histori e aktiviteteve të pandalshme të popullit liridashës si dhe të sakrificës së bijve e bijave të Kombit. Janë këto shkronja të Arta, që guximit dhe sakrificës së tyre iu erdhi edhe ndihma e miqve nga Bota Demokratike dhe bashkërisht i dhanë fund terrorit dhe gjenocidit serb në Kosovë. Prandaj bashkatdhetarë e miq, Urime Dita e Pavarësisë së Kosovës i cili paraqet një hap të madh në drejtim të zgjerimit të Botës Demokratike në Ballkanin e trazuar.

Pastaj Z. Berisha bëri një rezyme të shkurtër të sakrificës së popullit liridashës për të ardhur deri te kjo Ditë e Madhe. Ndër tjera z. Berisha tha se dua t’i përmendi vetëm tre gjëra historike të popullit tim për të ardhur deri te lufta e fundit e lavdishme e UÇK-së. Dikur biri i këtij populli, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu qëndroi stuhishëm kundrejt një Perandorie të ashpër në mbrojtjen e vlerave Evropianë. Vijmë te Shën Tereza e cila me veprën e sa i dha vlera të veçanta humanizmit në Botën Demokratike. Pastaj vijmë te pacifisti dhe Presidenti i parë i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova i cili e udhëhoqi popullin që në mënyrë paqësore të vij deri te Liria. Por a din pushtuesi serb se çka është paqja? Natyrisht që jo, dhe kështu populli u organizua në mbrojtjen e vetë nën udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK.

Gjithashtu dihet mirëfilli se sa ishte i rëndësishëm kontributi i vendeve Demokratike në Lirinë e Kosovës. Njëra nga shtetet më aktive që dha kontribut të pashoq në Lirimin e Kosovës nga zgjedha e Serbisë ishte dhe është Gjermania. Ndërsa sonte më lejoni që në emrin tim personal si dhe në emrin e bashkatdhetarëve t’i përshëndes miqtë tanë, z. Wolfgang Fackler, debutet në Landtag si dhe Kryetarin e Bashkisë së Donauwërthit, Z. Manfred Häkstenberg dhe njëherit i ftoj për një përshëndetje rasti.

Z. Fackler, pasi ua uroi të pranishmëve Ditën e Pavarësisë së Kosovës foli shkurt për të arriturat e Kosovë se pasluftës, miqësinë që ka me shumë bashkatdhetarë duke iu kërkuar që sa më shumë të jemi aktiv në ruajtjen e Lirisë dhe të demokracisë e cila në çdo kohë mund të rrezikohet. Ai foli edhe për sfidat që sot e përcjellin Evropën dhe Botën demokratike, me shkas duke u ndalur në sulmet ushtarake që Rusia i bën në Ukrainë. Pra paqja është e hollë si një fije floku dhe nëse nuk kemi kujdes, këputet shpejtë dhe lehtë, tha në vazhdim z. Fackler. Prandaj edhe njëherë Urime Pavarësia e Kosovë si juve që vini nga Kosova ashtu edhe për ne në BE, sepse edhe vetë Kosova është në Evropë dhe duhet të llogaritet si paqe e demokraci Evropianë.

Pastaj për ardhjen e shqiptarëve, sidomos atyre nga Kosova si dhe për sfidat e juaja drejt integrimit në Donauwërs si në aspektin e punësimit ashtu edhe të shkollimit dhe asaj të integrimit në institucionet komunale foli Kryetari i Bashkisë, z. Häkstenberg.

Përmes Shoqatës Hasan Prishtina ne kemi kontakte të drejtpërdrejta me komunitetin shqiptarë, prandaj me dëshirë jap kontributin tim në avancimin e shoqatës suaj e që njëkohësisht është edhe shoqatë e jona. Pra të gjithëve, Urime Pavarësinë!

Pasi i falënderoi të pranishmit e në veçanti mysafirët, Kryetari i Shoqatës “Hasan Prishtina”, z. Ram Avdullahu për aktivistët më të devotshëm nga ana e bashkatdhetarëve si dhe për kontributin e dhënë nga ana e përfaqësuesve Komunal dhe të Landit të Bavarisë, i shpërndau disa mirënjohje.

Mbrëmja festive vazhdoi me një program modest muzikorë me këngëtarët e mirënjohur Halit Gashi dhe grupi i tij.

 

Urime Pavarësia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat