U deh dhe shkatërroi lokalin ku punonte, arrestohet shqiptari në Itali

Diaspora

U deh dhe shkatërroi lokalin ku punonte, arrestohet shqiptari në Itali

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 17:42
Policia

Në i ri shqiptar është arrestuar në zonën e Montesilvanos në Itali pasi shkaktoi një sërë incidentesh të dhunshme në vendin ku ai punonte.

Bëhet me dije se 30-vjeçari shqiptar, i cili punonte në një lokal ishte dehur dhe më pas kishte nisur të bezdiste klientët, duke vijuar më pas me kërcënimin e pronarit.

Sipas raportimeve të mediave italiane, shqiptari ka hedhur disa karrige brenda ambienteve të lokalit duke shkaktuar dëme materiale.

Kjo gjë që ka alarmuar autoritetet policore, të cilëve i riu nuk u është bindur në momentin e arrestimit dhe ka rezistuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat