Ky është shqiptari i humbur në aksidentin tragjik në Greqi, flet e afërmja

Diaspora

Ky është shqiptari i humbur në aksidentin tragjik në Greqi, flet e afërmja

Më: 1 mars 2023 Në ora: 16:16
Denis Ruçi

Një shqiptar është shpallur i humbur nga aksidenti tragjik në Larisa të Greqisë.

I humbur është Denis Ruçi nga Tirana 23 vjeç.

E afërmja e tij tregon se i riu po udhëtonte me trenin që u përplas pak pas mesnate dhe tani nuk ka asnjë informacion për të.

“Erdhi çuni i vëllait, na pa në Athinë… pastaj pamë lajmet që u përplas treni”, thotë Ana Ruçi mes lotësh.

Gjithsej 38 persona humbën jetën si pasojë e aksidentit të së martës që ndodhi në Tempi, pranë Larisës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat