Aksidenti në Greqi/ Familjarët në ankth, mes dy trupave të pa identifikuar 23-vjeçarja shqiptare Erieta Molko

Diaspora

Aksidenti në Greqi/ Familjarët në ankth, mes dy trupave të pa identifikuar 23-vjeçarja shqiptare Erieta Molko

Më: 6 mars 2023 Në ora: 14:27
Greqi

Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga aksidenti i rëndë në Larisa, ku dy trena u përplasën kokë më kokë, ende janë dy trupa të paidentifikuar.

Ndër familjet që presim me ankth një lajm, është dhe ajo e 23-vjeçares shqiptare, Erieta Molko.

Familjarët e të resë presin një verifikim të trupit të pajetë të vajzës së tyre. Po ashtu po kërkohet dhe për trupin e pajetë të një të riu nga Bangladeshi.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 mars, ku pas përplasjes së dy trenave, mbetën të vdekur të paktën 57 persona, mes të cilëve edhe 6 shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat