Shqiptari Ludovik Karrica me plis dhe flamurin kuq e zi në mes të Izraelit

Diaspora

Shqiptari Ludovik Karrica me plis dhe flamurin kuq e zi në mes të Izraelit

Më: 6 mars 2023 Në ora: 16:54
Ludovik Karrica

Ai nuk shquhet vetëm për një super life style por kur është puna për patriotizëm din tê jetë gjithmonë.

Po flasim për artistin dhe personazhin e njohur Ludovik Karrica i cili ka ngritur flamurin kuq e zi në mes të Izraelit ndërsa ka postuar edhe në rrjetet e tij sociale foto ku duket me plis të bardhë në kokë e në duar me flamurin kuq e zi.

Ludo King siç e njohin tashmë të gjithë ndodhet në një vizitë në Izrael së bashkë me motrën e tij dhe një grup shqiptarësh nga Kosova, Shqipëria e Diaspora.

Nuk është hera e parë që ai viziton këtë vend të shenjtë por këtë herë me anê të simboleve ka treguar edhe shpirtin e tij prej atdhetari, ndërsa mësojmë se plisi në kokën e tij ka tërhequr shumë vëmendjen e të huajve duke e pyetur për origjinën dhe që kanë dashur ta kenë edhe ata një plis të tillë.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat