U kap me 220 kg kokainë brenda furgonit, arrestohet shqiptari në Itali

Diaspora

U kap me 220 kg kokainë brenda furgonit, arrestohet shqiptari në Itali

Më: 7 mars 2023 Në ora: 11:09
Policia italiane

Policia italiane ka sekuestruar 220 kilogramë kokainë pasditen e djeshme në Verona të Italisë.

Sipasmediave italiane  sasia e madhe e lëndës narkotike po transportohej me furgon nga një 37-vjeçar shqiptar.

Mësohet se i riu po i jepte furgonit me shpejtësi të lartë, gjë që u pikas menjëherë nga forcat policore. Pas kontrollit, u zbulua kokaina e cila rezultonte e pastër dhe do të shitej me një çmim shumë të lartë në treg.

Sipas hetuesve, droga mund të shitej deri në 15 milionë euro në treg.

37-vjeçari i akuzuar për trafik droge është dërguar në burgun e Montorio, ku pritet të dalë para trupës gjyqësore në vijim.

Sekuestrimi i djeshëm është një nga më të mëdhenjtë e kryer nga ‘Scaliger’ së bashku me policinë rrugore të Verona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat