“Vajza ime kishte ëndrra”, flet babai i shqiptares që vdiq në aksidentin e trenave

Diaspora

“Vajza ime kishte ëndrra”, flet babai i shqiptares që vdiq në aksidentin e trenave

Më: 7 mars 2023 Në ora: 16:50
Evgjeni Micka

Babai i Evgjeni Mickës, e cila humbi jetën në aksidentin e trenave në Tempi, ka folur për trishtimin e papërshkrueshëm që po përjeton ai dhe familja e tij.

Sotir Micka, duke folur për ANT1, u ka bërë apel gazetarëve duke thënë që të mos shqetësojnë partnerin e saj që i mbijetoi tragjedisë.

Askush nuk ka ardhur për ndihmë, madje as psikolog, ka theksuar ai.

“Kanë kaluar orë e ditë dhe unë jam më mirë. Problemin më të madh e ka nëna e saj dhe vajza ime tjetër”, tha fillimisht babai i Evgjenisë dhe vazhdoi duke thënë se askush nuk ka ardhur për të ndihmuar.

“Asnjë psikolog. Asgjë, askush. Të vetmit që na ndihmuan dhe i falënderojmë shumë, ishin disa zonja psikologe, kur shkuam për të marrë trupin”, tha ai.

“Kam dëgjuar shumë, disa të vërteta, disa gënjeshtra. Po mundohem t’i sqaroj. Patjetër që ishte faji i dikujt. Por gabimi njerëzor doli i rregullueshëm. Unë nuk kam celular, nuk kam dua të flas me këdo, personalisht askush nuk më ka kërkuar të më them asgjë”, theksoi ai.

Siç rrëfeu ai, vajza e tij mori diplomën në fillim të dhjetorit dhe kishte vetëm ëndrra në jetën e saj.

Në lidhje me partnerin e Evgjenisë, babai i saj tha se ai po kalon traumën e tij dhe u lut që të mos shqetësohet familjen e tij.

“Vajza ime po shkon… Tani çfarë t’ju them tjetër… Mos e shqetësoni familjen tjetër. Gjithçka që shihni në foto, ishte Evgjenia. Ata morën fëmijën tim bashkë me gjithçka tjetër. Askush nuk duhet të mohojë përgjegjësinë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat