Fshehu 21 kg kanabis në papafingo, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Greqi

Diaspora

Fshehu 21 kg kanabis në papafingo, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Greqi

Më: 9 mars 2023 Në ora: 12:05
Policia ka gjetur 21 kilogramë kanabis dhe 638 gramë kokainë,

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Nikea të Greqisë, pasi akuozhet për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shqiptarit, policia ka gjetur 21 kilogramë kanabis dhe 638 gramë kokainë, një peshore precize dhe një celular.

Në banesën e tij, ai kishte përshtatur një mur të posaçëm përbri papafingos ku e fshihte drogën gati për ta shitur.

 I arrestuari është dërguar në Prokurorinë Publike të Pireut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat