EMRI/ Kush është shqiptari që u gjet i varrosur në Greqi, dyshohet se u arratis nga burgu

Diaspora

EMRI/ Kush është shqiptari që u gjet i varrosur në Greqi, dyshohet se u arratis nga burgu

Më: 9 mars 2023 Në ora: 17:20
Shqiptari

Në shtator të vitit 2022, trupi i një shqiptari u gjet i varrosur në një fushë në Mouriki të Greqisë. Falë analizave të ADN-së, është zbuluar se trupi i përket Ilir Rrasës nga Elbasani.

Autoritetet greke kanë zbuluar se shqiptari ishte arratisur nga burgu i Patrës pas lejes 6 ditore që kishte marrë në gusht të vitit 2011.

Ai ishte dënuar me 15 vjet e 2 muaj burg dhe 30 mijë euro gjobë, për import-transport dhe mbajtje të lëndëve narkotike në Greqi.

Trupi i tij u gjet i varrosur në një fushë nga punëtorët që po instalonin një tubacion nëntokësor, një kilometër larg fshatit Mouriki në Thebë . Në rrobat e tij, policia gjeti një kartë identiteti shqiptare dhe në këtë mënyrë u konstatua se ai ishte i arratisur nga burgu i Patrës

Autoritetet policore gjetën vëllain e tij në Athinë dhe i morën material biologjik, me anë të të cilit u zbulua identiteti i shqiptarit. Tani hetuesit po përpiqen të zbulojnë se çfarë ndodhi me shqiptarin dhe se kush e varrosi anës fushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat