E rëndë në Itali, dy të rinj humbin jetën nën shinat e trenit, njëri prej tyre shqiptar

Diaspora

E rëndë në Itali, dy të rinj humbin jetën nën shinat e trenit, njëri prej tyre shqiptar

Më: 13 mars 2023 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e një nate me parë në rajonin e Lombardisë ku dy të rinj 15-vjecarë kanë humbur jetën nën shinat e trenit ndërsa po kapërcenin binarët.

I riu nga Kosova Meriton Ajeti 15 vjeç, është një nga dy viktimat e kësaj tragjedie në stacionin Pietro Berbenno.

Së bashku me shokun e tij Manuel Gabriel Tejada Reyes kanë kapërcyer murin rrethues të stacionit duke evituar nënkalimin për udhëtarët, zgjedhje që i ka kushtuar jetën.

Një tren në tranzit me shpejtësi 80 km në orë, që po kalonte në ato caste nuk ka mundur të ndaloj në kohë për të evituar tragjedinë.

Kjo ngjarje e rëndë ka prekur banorët e Sondrios e gjithë komunitetin e shqiptarëve e kosovarëve që jetojnë në të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat