Vidhnin naftë dhe lopë, arrestohen 3 shqiptarë në Greqi

Diaspora

Vidhnin naftë dhe lopë, arrestohen 3 shqiptarë në Greqi

Më: 27 mars 2023 Në ora: 22:30
Policia greke

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar mbrëmjen e së premtes (24 mars) në Greqi, pasi akuzohen për vjedhje.

Sipas mediave vendase, shqiptarët vidhnin naftë, automjete të ndryshme madje edhe bagëti.

Ata u ndaluan në zonën e Messolongi teksa udhëtonin me një makinë tip “Benz”.

Autoritetet thonë se ata ishin nisur për të vjedhur bagëtitë në një stallë në Nafpaktinë e Epërme.

Ata rezultojnë si autorë të vjedhjes së 45 kontejnerëve me naftë, një motor dhe një viç në një stallë. Më pas ata ktheheshin në Shqipëri ku i shisnin të gjitha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat