Dy shqiptarë kapen në fermën gjigante të kanabisit në Britani

Diaspora

Dy shqiptarë kapen në fermën gjigante të kanabisit në Britani

Më: 1 prill 2023 Në ora: 12:44
Ata u arrestuan nga autoritetet britanike në zonën e Hartlepool.

Dy shtetas shqiptarë 42-vjeçari Vladimir Cela dhe bashkëpunëtori i tij 35-vjeçar Kreshnik Sulvovari janë arrestuar në një ambient të shndërruar në “fermë” për prodhimin masiv të kanabisit në Britani.

Ata u arrestuan nga autoritetet britanike në zonën e Hartlepool.

Dy shqiptarët janë vendosur në paraburgim dhe pritet që Gjykata e Teesside të marrë vendimin për ta teksa mbahen në burgun e Durhamit.

Para drejtësisë të dy kanë pranuar krimin e tyre për prodhimin e drogës me vlerë të llogaritur prej rreth 800 mijë paundësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat