Gjykimi i ish-pjestarëve të UÇK-së, sot protestohet nga shqiptarët në Hagë

Diaspora

Gjykimi i ish-pjestarëve të UÇK-së, sot protestohet nga shqiptarët në Hagë

Më: 3 prill 2023 Në ora: 07:51
Pamje nga Haga

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, sot fillon procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjatë ditës kur mbahet gjykimi, nga shqiptarët që jetojnë në diasporë është thirrur një protestë, me thirrjen për të kundërshtuar Gjykatën Speciale.

Visar Shaqiri, i cili është bashkorganizator i protestës kishte thënë se numri i shqiptarëve të interesuar për të marrë pjesë është shumë i madh, si dhe ka bërë të ditur se pjesëmarrës do të ketë nga të gjitha vendet e botës ku ka shqiptarë.

Në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, marshim ka pasur dje në kryeqytetin e Kosovës, në të cilin janë mbledhur dhjetëra mijëra shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat