Mblidhen protestuesit para Gjykatës Speciale ku do të filloj gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Diaspora

Mblidhen protestuesit para Gjykatës Speciale ku do të filloj gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Më: 3 prill 2023 Në ora: 09:00
Pamje nga Haga

Para fillimit të seancës së parë gjyqësore ndaj ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, para objektit të kësaj gjykate janë mbledhur disa protestues.

Sipas një postimi të veteranit të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi nga Haga, qytetarë shqiptarë nga vende të ndryshme të botës janë mbledhur para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë, për të kundërshtuar gjykimin ndaj ish krerëve të UÇK-së, në ditën që do të filloj ky proces.

Një ditë më parë, në Prishtinë u mbajt një marsh në mbështetje të ish ushtarëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, për më shumë se 2 vite.

Ish presidenti Hashim Thaçi, ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli si dhe ish deputeti i Kosovës, Rexhep Selimi, po mbahen në paraburgim prej shtatorit të vitit 2021, me dyshimin se kanë kryer krime lufte.

Gjykimi ndaj tyre pritet të filloj sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat