“Protesta në Hagë është fillim i revoltës publike për mbajtje të lirisë”

Diaspora

“Protesta në Hagë është fillim i revoltës publike për mbajtje të lirisë”

Më: 3 prill 2023 Në ora: 11:17
Pamje nga protesta në Hagë

Shqiptarë të diasporës janë mbledhur në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, gjykimi ndaj të cilëve ka filluar sot.

Veprimtarja Lindita Haxhiu-Zeqiri ka thënë se lufta e çlirimtare ishte e drejtë dhe e përkrahur nga bota demokratike prandaj sipas saj cilësimi si ndërmarrje e përbashkët kriminale dhe përndjekja e çlirimtarëve është kontradiktore.

Zeqiri: Nuk lejojmë që liria jonë të cilësohet si ndërmarrje përbashkët kriminale

“Ne ishim viktime kolektive e një shteti gjenocidal. Nuk po kërkojmë as më pak e as më shumë sesa drejtësi. Njëkohësisht, nuk po kërkojmë që t'u mohohet drejtësia viktimave të çfarëdo krimi të kryer gjatë dhe pas luftës për hesape personale. Mirëpo, kërkojmë që përgjegjësia të mos i faturohet martirëve, as dëshmorëve, të cilët vetëdijshëm paguan me jetët e tyre çmimin e lirisë sonë kolektive e as UÇK-së. Nuk lejojmë që liria jonë të cilësohet si ndërmarrje përbashkët kriminale… Kjo protestë është fillimi i shfaqjes se revoltës publike për mbajtje në jo liri të lirisë. Aktivitetet tona do vazhdojnë deri sa akterët e lirisë nuk lirohen e kthehen vendit e familjes”, ka thënë ajo.

Protesta në Hagë është paraparë të vazhdojë deri në orën 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat