U kap në një ‘shtëpi bari’, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Belgjikë

Diaspora

U kap në një ‘shtëpi bari’, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Belgjikë

Më: 5 prill 2023 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Autoritetet në Belgjikë kanë vënë në pranga 28-vjeçarin shqiptar pasi u kap në një ‘shtëpi bari’.

I riu shqiptar Roland Matrapazi, po kujdesej për bimët narkotikë në momentin e arrestimit.

Autoritetet bënë me dije se trafikantët kishin zgjedhur një banesë të braktisur të cilën e kishin përshtatur për kultivimin e kanabisit.

Bëhet fjalë për një magazinë prej 1000 metra katrorësh dhe janë zbuluar 600 bimë kanabisi, llamba ngrohjeje dhe ventilatorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat