Emigrantët me gomone, kryebashkiakja britanike jep lajmin e mirë: Shqiptarët janë të mirëpritur!

Diaspora

Emigrantët me gomone, kryebashkiakja britanike jep lajmin e mirë: Shqiptarët janë të mirëpritur!

Më: 5 prill 2023 Në ora: 23:57
Foto ilustrim

Komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar ka hartuar një peticion ku kërkon që shqiptarët të mos trajtohen me racizëm dhe të mos denigrohen. Ndër të tjera në peticion theksohet se janë rreth 140 mijë njerëz të komunitetit në fjalë.

Dy të tretat e këtyre kanë ardhur nga Italia dhe Greqia, për shkak të krizave ekonomike të viteve 2008-2014 në këto vende, dhe pjesa tjetër kanë ardhur legalisht në fillimet e viteve ’90.

Ata nuk harrojnë të theksojnë mirënjohjen për mundësitë që ju ka ofruar Anglia. Por nuk harrojnë të theksojnë se janë taksapagues të rregullt dhe respektues të ligjit si qytetarë. Vetëm në Londër janë 1200 biznese të drejtuar nga shqiptarë.

58 janë akademikë shqiptarë që japin leksione në universitetet në të gjithë vendin, të rankuara ndër më të mirat në botë. Dhjetëra të rinj të arsimuar shqiptarë punojnë në Qendrën Financiare të Qytetit.

Për këto dhe shumë arsye të tjera komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, kërkon nëpërmjet peticionit ti jepet fund fushatës së shpifjeve dhe racizmit.

Komuniteti shqiptar në Angli numëron më shumë se 140 mijë emigrantë të ligjshëm nga Shqipëria dhe Kosova. Këta emigrantë janë të mirë integruar në shoqërinë dhe jetën e këtij vendi duke kontribuar edhe me taksa sipas ligjit.

Pjesa dërrmuese e shoqërisë në Mbretërinë e bashkuar nuk i ka pranuar akuzat që bëhen në emrin e shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat