23-vjeçari shqiptar kapet në një ‘shtëpi bari’ në Britani, dëshmia në polici: S’kisha para për trajtimin e sëmundjes së nënës

Diaspora

23-vjeçari shqiptar kapet në një ‘shtëpi bari’ në Britani, dëshmia në polici: S’kisha para për trajtimin e sëmundjes së nënës

Më: 6 prill 2023 Në ora: 17:47
I riu shqiptar, Admir Hidri

Fati i një 23-vjeçari shqiptar që mori rrugën e emigracionit nuk ishte ajo çfarë ai kishte menduar.

I riu shqiptar, Admir Hidri i cili punonte polic në Shqipëri, mori para borxh dhe udhëtoi drejt Britanisë. Atje pranoi të punonte për organizatat kriminale. Puna e tij ishte të kujdesej për bimët narkotike, kanabis.

Ai ka treguar në polici se arsyeja që është përfshirë në këtë situatë ishte për shkak të një problemi familjar, pasi nëna e tij ishte sëmurë dhe  duhet të paguante trajtimin.

Në kohën kur nëna e tij u sëmur ai punonte si polic në Shqipëri dhe nuk kishte para për trajtimin. Ndërkohë në pronën ku Hidri jetonte në Failsworth, policia zbuloi 91 bimë kanabisi me vlerë prej 800  £ për bimë dhe një vlerë të përbashkët prej rreth 70,000 £.

Ndërkohë ai u dënua me dy vite e gjashtë muaj burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat