Vodhi pasaportën e shokut dhe fluturoi drejt Australisë, e pëson keq shqiptari në Itali

Diaspora

Vodhi pasaportën e shokut dhe fluturoi drejt Australisë, e pëson keq shqiptari në Itali

Më: 11 prill 2023 Në ora: 19:53
Policia italiane

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga Policia italiane, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest nga Prokuroria Publike Busto Arsizio për veprën penale “Zëvendësimi i personit”, kryer në vitin 2012.

Ai u kap teksa po udhëtonte me autobus.  59-vjeçari shqiptar duhej të vuante 2 muaj burg. Pas arrestimit ai u dërgua në burgun “Ernesto Mari” në Trieste. Njëmbëdhjetë vite më parë, ai i ishte përgjigjur shpalljes për një ofertë pune ku u punësua menjëherë.

Megjithatë, më vonë ai zbuloi se vendi i punës i kompanisë që e kishte rekrutuar ishte jashtë shtetit, në Australi. Për të shkuar në shtetin ku u punësua, ai vodhi pasaportën e një shoku dhe fluturoi drejt Australisë. 

Por pas kthimit të tij në Itali, autoritetet zbuluan se 59 vjeçari ishte denoncuar nga shoku në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat