Trafikonte kokainë, arrestohet në Itali 36-vjeçari shqiptar

Diaspora

Trafikonte kokainë, arrestohet në Itali 36-vjeçari shqiptar

Më: 12 prill 2023 Në ora: 11:35
Kokaina

Në kuadër të hetimeve kundër trafikut të lëndëve narkotike, policia italiane ka vënë në pranga një 36-vjeçar shqiptar, i cili shiste kokainë.

Mediat italiane bëjnë me dije se policia ka kontrolluar banesën e të riut shqiptar në Ankona, ku kanë gjetur edhe vendin në të cilin fshihte lëndën narkotike.

Këtij të fundit i janë gjetur 22 gramë kokainë, një peshore precize, disa copa celofani transparente dhe një palë gërshërë.

Pas arrestimit, i riu është dërguar në paraburgim ndërsa do të presë të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat