Agravon sherri në lokalin e natës në Itali, 24-vjeçari shqiptar qëllohet tre herë me armë zjarri

Diaspora

Agravon sherri në lokalin e natës në Itali, 24-vjeçari shqiptar qëllohet tre herë me armë zjarri

Më: 16 prill 2023 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Policia e Genovas identifikuan dhe arrestuan një 59-vjeçar italian në Piazza Pallavicini, pasi ky i fundit ka qëlluar dhe plagosur me armë zjarri një 24-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të Teatrit Govi. Fillimisht të dy ata janë konfliktuar me fjalë, e më pas sherri ka agravuar, duke qëlluar ndaj shqiptarit tre herë me armë.

59-vjeçari, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, u largua nga vendngjarja, por u arrestua pak kohë më vonë nga policia.

I riu i plagosur ndodhet i shtruar në spital, por për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat