Greqi: Tetëvjeçari shqiptar lëndohet nga fishekzjarret

Diaspora

Greqi: Tetëvjeçari shqiptar lëndohet nga fishekzjarret

Më: 16 prill 2023 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Një tetëvjeçar shqiptar ka pësuar lëndime nga fishekzjarret.

Ngjarja ka ndodhur në Pylos të Greqisë, derisa po festonte Pashkët me familjen e tij.

Sipas mediave greke, djaloshi ka pësuar lëndime në dorë por ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Siç shkruajnë mediat shqiptare vogëlushi e kishte gjetur fishekzjarrin afër një kishe.

Ai ishte i pashpërthyer dhe sapo e kishte kapur me dorë ai kishte plasur, raportojnë mediat shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat