Ferizaj ribashkon heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Diaspora

Ferizaj ribashkon heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Më: 17 prill 2023 Në ora: 23:52
Foto ilustrim

Një nismë fisnike e bashkëkombëseve dhe bashkatdhetarëve tanë në shenjë përjetësimi të kujtimit dhe nderimit të jetës dhe veprimtarisë atdhetare të heronjve Jusuf e Bardhish Gërvalla dhe të Kadri Zekës, të cilët njihen si drejtues të dy organizatave atdhetare dhe ndër organizatorët kryesor të protestave e demonstratave solidarizuese në Evropën perëndimore me demonstratat kryengritëse të shqiptarëve në pranverën e vitit 1981 në Kosovë, e të cilët u vranë nga dora gjakatare e shteti jugosllav me 17 janar 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë.

Kjo nismë që daton përafërsisht para 10 viteve, kishte grumbulluar 1000 nënshkrime dhe kërkonte që në qytetin e Ferizajt të ngrihej një shtatore e përbashkët kushtuar këtyre tri personalitete të shquara, që janë dëshmorë të vendit tonë.

Grupi nismëtar në Kosovë - Zvicër përbëhet në Kosovë nga Zeqir Demiri, Feriz Mehmeti, Feim Ibrahimi, Mustafë Bajraliu, Nuhi Kupina, Emin Gashi e Ahmet Asllani, ndërsa në Zvicër nga Elfi Agushi, Adem

Islami, Kadri Abdullahu, Gafurr Qalaj, Adem Cerkini, Enver Abdullahu e Elez Jashari.

Më në fund me kërkesën e Zeqir Demirit, që është njëri nga nismëtarët, autoritet e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit e Komunë së Ferizajt edhe zyrtarisht jep pëlqimin dhe lëshon edhe vendimin përkatës për shtatoren në fjalë. Për ngritjen e shtatores të tre heronjve autoritetet e Ferizajt kanë përcaktuar ngastrën Kadastrale 00084-27 Z.K., Ferizaj.

Siç na njoftuan nismëtarët kryesor Zeqir Demiri dhe Elfi Agushi, kostoja financuese e shtatoreve do të jet 80'000 Euro ndërsa projekti i kopshtit dhe rrethinës rreth shtatoreve me gjithë bazament sillet rreth 30'000 euro.

Ftesë për të ndihmuar financiarisht për ngritjen e shtatores Nismëtarët ftojnë të gjithë bashkëkombëset dhe bashkatdhetarët vullnetmirë që të kontribuojnë në fondin për shtatoren e Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Mjetet financiare duhet të derdhen vetëm në xhirollogarinë bankare të shtatores në fjalë.

Të dhënat bankare janë:

Për Kosovë:

Për fondin e shtatores “Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka”

Zeqir Demiri

Rr Vëllezrit Gërvalla, 70000 Ferizaj

Procredit Bank

1110001636010133

Jashtë Kosovës:

Për fondin e shtatores “Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka”

Zeqir Demiri Rr. Vëllezërit Gërvalla, 70000 Ferizaj: Swift Code: MBKOXKPRXXX

IBAN XK051110001636010133

Për pyetje të mundshme e sqarime që kanë të bëjnë me derdhjen e mjeteve në Kosovë mund të drejtoheni tek nismëtari: Zeqir Demiri +383 44 614 118

Ndërsa për pyetje të mundshme e sqarime që kanë të bëjnë me derdhjen e mjeteve nga jashtë Kosovës mund të drejtoheni tek nismëtari: Elfi Agushi +41 76 442 45 18

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat