20-vjeçari shqiptar vdes në një aksident në Itali

Diaspora

20-vjeçari shqiptar vdes në një aksident në Itali

Më: 18 prill 2023 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Një 20-vjeçar shqiptar ka vdekur në një aksident në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së hënës, në Rovato.

Shqiptari u përplas me një kamion i cili po vinte në drejtim të kundërt të rrugës.

Kjo nuk i la zgjidhje shoferit, i cili goditi murin e betonit.

Si pasojë e kësaj Adenajd Hoxha, pësoi lëndime të rënda të cilat nuk mundi t’ju bënte ballë.

Trupi i tij i pajetë u nxor nga vetura e tij e shkatërruar e tipit “Ford Focus”, shkruajnë mediat italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat