Kishte për të shlyer borxhin 20 mijë paund, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Britani, u kap në shtëpi bari

Diaspora

Kishte për të shlyer borxhin 20 mijë paund, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Britani, u kap në shtëpi bari

Më: 20 prill 2023 Në ora: 09:43
Xhulio Shehaj

Një 26-vjeçar shqiptar  u kap duke kultivuar në një shtëpi në Cardiff, i detyruar për shkak të një borxhi prej rreth 20,000 £.

Më 13 mars 2023, policia britanike arrestoi Xhulio Shehaj, 26 vjeç, ndërsa në banesë iu gjetën 206 bimë kanabis.

Në gjykatë ai tha se Shehaj kishte ardhur nga Shqipëria në Britaninë e Madhe në fund të vitit 2020 për shkak të problemeve të tij me borxhin dhe çështjeve të tjera që përfshinin anëtarët e familjes.

Ai u miqësua me shqiptarë të tjerë, të cilët e njohën me mundësinë e fitimit të parave përmes prodhimit të kanabisit.

Shehaj, i cili nuk ka vendbanim të caktuar, ishte i vetmi person i pranishëm në pronë në momentin e bastisjes. Shehaj, pa rekorde të mëparshme kriminale, u shpall fajtor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat