Kapet “kapoja” shqiptar i drogës në Itali, sekuestrohen kokainë dhe kanabis

Diaspora

Kapet “kapoja” shqiptar i drogës në Itali, sekuestrohen kokainë dhe kanabis

Më: 24 prill 2023 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili sipas mediave fqinje dyshohet se është kreu i një bande droge.

Gjatë operacionit janë sekuestruar tre kilogramë kokainë e pastër, hashash dhe një pistoletë.

Shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, besohet se ishte kreu i një rrjeti tregtarësh kokaine dhe hashashi, të vendosur në brendësi të provincës së Ankonës.

Gjatë fazave të kontrollit, të kryera të shtunën me ndihmën e njësive të qenve të policisë, përveç sasisë së drogës, gjetën edhe një pistoletë pa leje, me karikator të mbushur me 14 fishekë dhe droga u gjet brenda fenerëve dhe nën baterinë e makinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat