Një shqiptar vritet me thikë në Spanjë

Diaspora

Një shqiptar vritet me thikë në Spanjë

Më: 25 prill 2023 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

Një shqiptar është vrarë me thikë në Spanjë.

Mediat spanjolle raportojnë se i riu, rreth 30 vjeç, u braktis të dielën në dyert e urgjencës së spitalit të Gironas me një plagë në bark dhe në arrest kardiorespirator. Kur është gjetur nga stafi mjekësor para spitalit, ai nuk ka pasur asnjë dokument.

Identifikimi i tij u bë i mundur pasi policia gjeti targën e makinës me të cilën mbërriti në spital. Pamjet nga kamerat e sigurisë pranë spitalit bënë të mundur zbulimin e targës dhe  identifikimin e pronarit të mjetit, një shtetas me origjinë shqiptare, banues në jug të Kosta Bravës.

Autoritetet tani po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit të jetës për të zbuluar se kush e vrau. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit të së dielës, kur një automjet ka ndaluar në derën e emergjencës së spitalit. Një infermiere dhe një mjek nga shërbimi ndihmuan për të nxjerrë burrin nga makina.

Më pas, makina u largua shpejt nga vendi, njofton abcnews.al.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat