Zbulohen dy plantacione kanabisi në Spanjë, e pësojnë keq 3 shqiptarë

Diaspora

Zbulohen dy plantacione kanabisi në Spanjë, e pësojnë keq 3 shqiptarë

Më: 25 prill 2023 Në ora: 18:19
Spanjë

Dy plantacione kanabisi janë zbuluar në Spanjë, ku nga operacioni policer janë arrestuar tre shqiptarë të moshës 38, 39 dhe 44 vjeç.

Autorët e kishin përshtatur një ambient në zona të pabanueshme për të kultivuar lëndë narkotike.

Efektivët kishin vënë re lëvizjet e dyshimta në orët e para të mëngjesit si edhe daljen e disa tubave të ventilimit të ajrit.

Më pas kanë vijuar hetimet që u finalizuan me arrestimin e tre personave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat