Si po ia luajnë lojën policisë italiane dy binjakët shqiptarë?

Diaspora

Si po ia luajnë lojën policisë italiane dy binjakët shqiptarë?

Më: 25 prill 2023 Në ora: 20:29
Edmond dhe Eduard Trushi

Krejt policia italiane janë në hall me ta.

Dy vëllëzërit binjakë nga shqiptarë janë rikthyer sërish në skenë.

Edmond dhe Eduard Trushi, po kërkohen nga autoritetet për dhjetëra vjedhje.

Tanimë fotoja e tyre po qarkullon në internet.

Policia po kërkon ndihmë për kapjen e tyre edhe nga qytetarët.

38-vjeçarët shqiptarë dyshohet se operojnë në zonën e Udines, duke kryer edhe disa vjedhje në banesa.

Por, organet e rendit po e kanë një problem që ata të përfundojnë prapa grilave.

Siç shkruajnë mediat italiane, ata është e pamundur që t’i dënosh, për shkak se ata janë krejtësisht identikë.

Edmondi dhe Eduardi, kanë të njëjtën gjatësi, veshje, tatuazhe.

Madje edhe tek testi i AND-së po duket se është problem përcaktimi kush është autori i krimit për shkak se edhe kjo është shumë e ngjashme.

Kjo po bën që ata të jenë të lirë dhe të pafajshëm para ligjit.

Vëllezërit po përfitojnë nga kjo situatë dhe po e përdorin shumë mirë për t’ia hedhur përball policisë.

Sipas tyre, binjakët nuk e kryejnë asnjë vjedhje së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat