85 kg kokainë e fshehur në banane, arrestohet shqiptari në Itali

Diaspora

85 kg kokainë e fshehur në banane, arrestohet shqiptari në Itali

Më: 26 prill 2023 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Një 21-vjeçar i pastrehë me kombësi shqiptare u arrestua nga policia italiane teksa po përpiqej të rikuperonte një ngarkesë droge të fshehur në një kontejner me banane në zonën doganore të Portit të Vado Ligurian (Savona).

Bëhet me dije se kontejneri mbërriti në bordin e anijes motorike “Maersk Penang” nga Ekuadori me një ngarkesë banane. Pasi është identifikuar kontenieri i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm së bashku, që ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e 85 kg kokainë, e ndarë në 75 pako.

Policia ka arrestuar 21-vjeçarin shqiptar, i cili hyri fshehurazi në zonën e portit të Vado Ligure dhe u kap duke u ngjitur në kontejner për të marrë drogën e fshehur brenda.

Në momentin e arrestimit shtetasit shqiptar ju gjet një celular dhe pajisje të ndryshme të përshtatshme për hapjen me dhunë të kontejnerit. Mësohet se ai u dërgua në burgun e Genova Marassi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat