Goditet banda kriminale shqiptare në Spanjë, arrestohen 19 persona

Diaspora

Goditet banda kriminale shqiptare në Spanjë, arrestohen 19 persona

Më: 27 prill 2023 Në ora: 10:47
Spanjë

Policia spanjolle ka zhvilluar një megaoperacion për të shkatërruar një bandë kriminale shqiptare për trafikimin e drogës në provincën e Tarragona.

Si pasojë e operacionit disa mujor kanë rënë në panga 19 persona, pjesëtarë të bandës, shumica prej tyre shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër rusë.

Sipas mediave spanjolle bëhet me dije se policia gjeti plantacionet e marijuanës, për të cilat banda shqiptare kujdesej në detaj. Në megaoperacioni morën pjeë 200 agjentë të Gardës Civile dhe policisë lokale, si dhe grupi speciale me helikopter.

Megaoperacioni i koduar “Oasis Tarragon” nisi tetorin e kaluar. Në kuadër të operacionit janë kontrolluar gjashtëmbëdhjetë banesa.

Janë sekuestruar gjithsej 11.127 bimë marijuanë, dhe 11.745 euro cash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat