Arrestimi i shqiptarit në Greqi, si ia ‘bleu’ djalin e mitur familjes në Shqipëri për 900 euro dhe e nxori të lypte në rrugët e Athinës

Diaspora

Arrestimi i shqiptarit në Greqi, si ia ‘bleu’ djalin e mitur familjes në Shqipëri për 900 euro dhe e nxori të lypte në rrugët e Athinës

Më: 27 prill 2023 Në ora: 11:04
Kujtim Demiri

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me shqiptarin e arrestuar në Athinë, i cili akuzohet për trafikim të miturish.

Mediat greke raportojnë se 56-vjeçari Kujtim Demiri akuzohet se “blerë” një djalë 8-vjeçar nga familja e tij në Shqipëri dhe e kishte sjellë në Athinë.

Mësohet se ai i kishte dhënë 900 euro një familjeje të varfër për të marrë fëmijën e tyre, ndërkohë që të miturin e kishte detyruar që të lypte në rrugë të ndryshme të Athinës.

Ndaj 56-vjeçarit është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pasi është dënuar me 15 vite burg për trafikim qeniesh njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat