Arrestohen dy shqiptarë në Britani, u kapën në një “shtëpi bari” me vlerë mbi 100 mijë paund

Diaspora

Arrestohen dy shqiptarë në Britani, u kapën në një “shtëpi bari” me vlerë mbi 100 mijë paund

Më: 28 prill 2023 Në ora: 13:34
Astrit Baja dhe Desar Xhakolli

Policia britanike ka vënë në pranga dy të rinj të cilët u kapën në një “shtëpi bari” me vlerë mbi 100,000 £.

Në pranga kanë rënë 26-vjeçari Astrit Baja dhe 28-vjeçari Desar Xhakolli.

Mediat e huaja shkruajnë se dy shqiptarët u futën ilegalisht në Britani nëpërmjet kamionëve. Më pas janë përfshirë në trafikun e narkotikëve.

Të dy të rinjtë pranuan se kujdeseshin për lëndën narkotike, pasi e panë si të vetmen mundësi për të siguruar jetesën.

Policia gjithashtu sekuestroi 580 paund nga dy të rinjtë shqiptarë, të cilët nuk rezultuan me precedent të mëparshëm penal.

Gjykata ka dënuar të dy me nga një vit burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat