‘Merr hak’ ndaj ish të dashurës/ Ndihmohet nga vëllai për pengmarrjen e të miturës, policia ‘fundos’ dy vëllezërit shqiptarë

Diaspora

‘Merr hak’ ndaj ish të dashurës/ Ndihmohet nga vëllai për pengmarrjen e të miturës, policia ‘fundos’ dy vëllezërit shqiptarë

Më: 5 maj 2023 Në ora: 21:40
Foto ilustrim

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për rrëmbimin e ish-të dashurës së njërit prej tyre.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, dyshohet se organizatori i rrëmbimit ishte 25-vjeçari i cili kishte pasur një marrëdhënie me vajzën, ndërsa është ndihmuar nga i vëllai 22-vjeçar.

Gjithçka nisi me një denoncim të nënës së një 17-vjeçari që kishte marrë një kërkesë për ndihmë nga vajza, e cila mbahej pa dëshirën e saj prej disa ditësh në shtëpinë e ish-të dashurit të saj.

Me të mbërritur në vend policët kanë hyrë në banesë dhe kanë parë vajzën duke vrapuar drejt tyre në gjendje konfuze me shenja të dukshme rrahjeje, shkruajnë mediat italiane. Të dy shqiptarët janë arrestuar menjëherë.

Raportohet se vajza do të takohej me ish-in e saj në një lokal pas një kërkese këmbëngulëse për të sqaruar fundin e lidhjes, por më pas është kërcënuar nga një armë nga ish-i dashuri.

Nga sa ka rezultuar dhe deklaruar nga viktima, nuk ka pasur abuzim të natyrës seksuale. Gjatë kontrollit, agjentët sekuestruan një pistoletë bosh. Dy vëllezërit janë në paraburgim, teksa presin masën e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat