E trishtë/ U vra me plumb në kokë nga ish-partneri në Itali, reagon babai i shqiptares

Diaspora

E trishtë/ U vra me plumb në kokë nga ish-partneri në Itali, reagon babai i shqiptares

Më: 7 maj 2023 Në ora: 08:11
Danjela Neza

Danjela Neza u ekzekutua me armë ditën e sotme nga ish-partneri i saj në Itali, pasi nuk pranonte ndarjen prej saj.

Ka qenë babai i saj ai i cili ka reaguar për ngjarjen tragjike në rrjetet sociale, ndërsa ndan edhe një foto të 28-vjeçares.

“Të dashur miq, shokë e dashamirës sot u nda nga jeta vajza ime Danjela Neza, 28 vjece.

Bija ime shpirti yt qoftë i xhenetit. Duke qenë se ndodhet në Itali nuk e dimë sa mund të vonojë dhe si rrjedhojë nuk mund tj'u lëmë një datë varrimi”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat