Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 24-vjeçari shqiptar, plagoset edhe një tjetër

Diaspora

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 24-vjeçari shqiptar, plagoset edhe një tjetër

Më: 8 maj 2023 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Një 24-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident rrugor që ndodhi në orët e mbrëmjes në Imola, në zonën e Bolognese. 

Ai po udhëtonte si pasagjer me një Mercedes CLK i cili pas një devijim të papritur, doli nga rruga në cep të via Banfi dhe via Graziadei, duke u përplasur me një pemë, raportojnë mediat e huaja.

24-vjeçari, i cili ishte në sediljen e djathtë, u mbërthye në kabinën e pasagjerëve dhe u nxor pa jetë nga ekipet e shpëtimit. 

Të dy shoferi, një 23-vjeçar gjithashtu shqiptar dhe një 19-vjeçar me origjinë rumune që ndodhej në sediljet e pasme mbetën të plagosur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat