U fsheh pas divanit, si i shpëtoi 5-vjeçari babait që i vrau motrën e plagosi nënën

Diaspora

U fsheh pas divanit, si i shpëtoi 5-vjeçari babait që i vrau motrën e plagosi nënën

Më: 8 maj 2023 Në ora: 14:37
Taulant Malaj me djalin

Opinioni publik në Itali dhe Shqipëri u trondit nga ngjarja e rëndë e ndodhur 1 ditë më parë, ku 45-vjeçari shqiptar vrau me thikë vajzën, një shtetas italian dhe plagosi gruan e tij.

Në një video që vetë vrasësi hodhi në rrjetet sociale duke treguar trupat e masakruar prej tij, dëgjohet teksa me gjakftohtësi kërkon të birin 5-vjeçar: “I thera vetë, do t’i ther të gjithë, ku është djali”, dëgjohet të thotë vrasësi.

Mediat italiane shkruajnë se i mituri u fsheh pas divanit në dhomën e ndenjes, ndërsa babai i tij goditi për vdekje motrën e tij Xhesikën, e cila ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj. Kështu djali 5-vjeçar arriti t’i shpëtonte masakrës së tmerrshme.  Torremaggiore: babai Taulant Malaj, një bukëpjekës 45-vjeçar shqiptar vrau Massimo De Santis, i cili besonte se ishte i dashuri i supozuar i gruas së tij, dhe vajzën e vet 16-vjeçare.

Kur karabinierët hynë në shtëpi, e gjetën fëmijën ende të fshehur, teksa dridhej i tmerruar. Ata e qetësuan dhe më pas ia besuan xhaxhallarëve të tij.

Karabinierët shprehen të bindur se në momentin e arrestimit babai ishte në kërkim të djalit të tij, detaj që del edhe nga videoja e tmerrshme që vrasësi ka xhiruar pas vrasjes së dyfishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat