E rëndë – Vdes 18 vjeçari nga Kosova në një aksident në Itali

Diaspora

E rëndë – Vdes 18 vjeçari nga Kosova në një aksident në Itali

Më: 11 maj 2023 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Një aksident tragjik rrugor i ka marrë jetën një 18-vjeçarit Admir Hoti në Portogruaro, kështu kanë raportuar mediat italiane.

Ai ka vdekur nga përplasja e makinës që drejtonte.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 20 të mbrëmjes së 10 majit, në shtrirjen e unazës Mattei që të çon nga viadukti i rrethrrotullimit të Alpinit drejt Noiarit.

Në përplasjen e tmerrshme janë përfshirë dy makina.

Duket se origjina e përplasjes është shkaktuar nga rrëshqitja e një Fiat Grande Punto e cila po lëvizte nga San Stino në drejtim të Portogruaro.

Ekipet e shpëtimit mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, me tre autoambulanca, një ekip zjarrfikëssh dhe dy patrulla karabinierësh.

Pavarësisht ndërhyrjes në kohë të ekipeve të shpëtimit dhe transportit emergjent në spitalin Angelo në Mestre, nuk mund të bënin asgjë për të riun nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat