Dhunon gruan e paralizuar në sy të fëmijës, e pëson keq 45-vjeçari shqiptar

Diaspora

Dhunon gruan e paralizuar në sy të fëmijës, e pëson keq 45-vjeçari shqiptar

Më: 12 maj 2023 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Policia kufitare në aerportin e Pizës ka vënë në pranga një 45-vjeçar shqiptar i cili prej dy vitesh ishte shpallur në kërkim pasi kishte dhunuar bashkëshorten.

Sipas mediave vendase mësohet se shqiptari u arrestua në aeroportin e Pizës sapo ishte kthyer nga Shqipëria. Ai u transferua në burgun Don Bosco dhe akuzohet për keqtrajtim të përsëritur ndaj gruas së tij invalide.

Sipas asaj që është konstatuar, edhe në bazë të konsultimit të bazës së të dhënave të përdorur nga policia, ngjarje ka nodhur në territorin e Firences mes qershorit 2021 dhe shkurtit të kaluar.

45-vjeçari shqiptar më 2021 në gjendje të dehur dhe pasi kishte konsumuar lëndë narkotike kishte dhunuar bashkëshorten e tij me aftësi të kufizuara. E gjithë ngjarja thuhet se kishte ndodhur në prezencë të fëmijës së mitur të çiftit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat