Vallja shqipe jehon në Boras Ramnaparken në veriun e largët të Suedisë

Diaspora

Vallja shqipe jehon në Boras Ramnaparken në veriun e largët të Suedisë

Nga: Sokol Demaku Më: 9 qershor 2023 Në ora: 13:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të projektit të cekur më lart të punuar nga Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås të Suedisë, këtë vit projekti pershinte Festivalin e XII Ndërkombëtar të poezisë ”Sofra poetike Borås 2023” si dhe eventin kulturore Revy mode me veshje kombëtare, valle dhe këngë shqiptare dhe suedeze. Ishte interesant se pewr herë të parë ishte prezent një përfaqësuses nga institucioent e kulturës së Republikes së Kosovë në këtë event madheshtor dhe ate Xheavt Bajrami Drejtor në Drejtorin për kultur, të rinj dhe spoert në Minstrin e Kulturës të Republikës së Kosovës, pastaj Dr. prof. Fatmoir Terziu editor nga Londra, Britta Stenberg redaktore gazete nga qyteti Umeå si dhe shumë përsonalitete tjera kulture.

Aktiviteti ishte organizuar në kuadër të Festivalit Nderkombëtar ”Sofra poetike Borås 2023” por edhe në kuadër të festimit të 6 qershorit Ditës Kombëtare të Suedisë.

Takim mes kulturash asaj shqiptare dhe suedeze - "Të ndryshëm por sa të ngjashëm"

Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” e organizoi të dielën 2023-06-04 në Ramnaparken në Borås një takim mes kulturës suedeze dhe asaj shqiptare, me qëllim afrimimi të kulturave, njerëzve, të rinjëve dhe të rejave.

Në kuadër të këtij projekti madhor ishte Revya e modës me këngë e valle shqiptare dhe suedeze pra prezentimin i kulturës, traditës dhe veshjeve kombëtare shqiptare dhe suedeze që ishte dicka madhore përgatitur nga Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni”në bashkepunim me Shoqatën Kulturore Shqiptare ”Ililia” nga qyteti Norrköping dhe dy shoqata suedeze nga qyteti Borås ”De-sju häradnas kultur historiska föreningen” dhe ”Borås Hembyggdggile”

Ky ishte një takim mes kulturash asaj shqiptare dhe suedeze - "Të ndryshëm por sa të ngjashëm"me qëllim afrimimi të kulturave dhe njerëzve. Të rinjë dhe të reja shqiptare me fytyra të qeshura dhe me kokë lartë prezentuan para publikut i cili ishte në numër në shesh të hapur në parkun e qytetit Borås në Ramnaparken, prezentuan veshjet kombëtare shqiptare nga të gjitha trojet shqiptare, këngë dhe valle shqiptare dhe suedeze. Idea ishte thonë në QKSH Migjeni që përmes valles, kengës dhe veshjeve të krijojme miqësi, afërsi mes njerëzve. Kjo ka vlerë, kjo ka qellim për një të ardhme me tåe ndrtishme mes nejrëzve dhe kulturave të ndryshme.

Një publikë dinjitoze e cila me kurreshtje percolli cdo lëvizje të të rinjëve shqiptar me veshjet kombëtare nga trojet shqiptare, poir edhe grupet suedeze me veshjet tradicionale te tyre ishte kënaqesi e vertetë kjo.

Të rinj e të reja shqiptare nga qyteti Borås anëtar të Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” të rinj e të reja nga qyteti Norrköping anëtar të Shoqatës Kultutrore ”Iliria”, instrumentalistët Mustafë Berisha nga qyteti Bostad, Selami Citaku nga Norrköping i dhanë gjallëti aktivitetit me kengën shqipe, me kavall, fyell e qifteli.

Vallja shqipe jehoi lart në qiellin skaninav e në rradhët e valltarëve shqiptar nga të katër anët filloi të radhitete edhe publiku aq i shumtë e krysisht ata suedez, të cilët e adhuruan shumë këngën dhe vallen shqipe të prenzentuar në Ramnapaken në Borås të Suedisë.

Ishte një ndjenjë kënaqësie kjo, ishte një ndjenjë që të jep me kuptua se edhe kukltura dhe tradita shqiptare ka vlerë kur prezentohet denjësisht pa marrë para sysh se ku ndodhesh dhe ku je. Kur shihje te rejat shqiptare kur ja hidhnin hapin vallës sikur flutura ishte një kënaqësi shiprtërore dhe kur zeri i fyllit dhe a inga teli i ciftelisë shkonin lart në qiellin skandinav dhe pranohej sikur i tij nga vendësi suedez.

Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni falenderon: Qerime Gurguri, Rizah Sheqiri, Bahtir Latifi, Anxhela Ziso, Gladiola Jorbus dhe stilisten e mirenjohur nga Norvegjia Emine Hoti, anëtareve të shoqates ”Iliria”, Mustafë Berisha dhe të shumë të tjerë që ndihmuan në ket¨´e event si të rinjë dhe të reja aktive në ketë projekt.

Ju falmnderit edhe Kultur i Väst, Albakos, Borås stad, Kulturens për mbeshtetjen në realzimin e këtij projekti madhor nga ana e antërave të QKSH Migjeni në Borås.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat