Histori suksesi! Shqiptarja me albinizëm drejt politikës në Norvegji

Diaspora

Histori suksesi! Shqiptarja me albinizëm drejt politikës në Norvegji

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 09:57
Nora.

Nora është studente e shkencave politike në Universitetin e Oslos. Është nënkryetare dhe kandidate e një ndër distriktereve më të mëdha në Oslo për Partinë e Gjelbër.

Po ashtu është në bordin udhëheqës në organizatën e të verbërve në Norvegji. Ka punuar dhe punon me fushata, projekte dhe organizata të ndryshme për natyrën, ambientin e pastër, të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara dhe një shoqëri më gjithëpërfshirëse në përgjithësi – si në politikë, institucione të ndryshme, art dhe kulturë.

E reja me albinizëm tha në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se qëllimi i saj është të punojë jo vetëm për personat me albinizëm, por edhe të tjerë me aftësi të kufizuara.

Ajo tregoi se është kandidate e Partisë së Gjelbër për zgjedhjet lokale, që pritet të mbahen në Norvegji në shtator.

“Dua të punoj jo vetëm për personat me albinizëm por të gjithë personat me aftësi të kufizuara. Ma ka dhënë albinizimi këtë vetëdijësimin dhe të kem pak më shumë empati për njerëzit si unë. Jam kandidate e Partisë së Gjelbër, në shtator janë zgjedhjet lokale në Norvegji. Është e rëndësishme ta dimë se nuk jemi vetëm, ka edhe njerëz të tjerë si ne, dhe këta njerëz do ja dalin. Ka fëmijë si ne, që kur na shohin që ja kemi dalë, frymëzohen”, tha Nora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat