Shqiptari masakron italianin, pasi e godet 50 herë me grusht i riu ndërron jetë - dyshohet se i ngacmoi të dashurën

Diaspora

Shqiptari masakron italianin, pasi e godet 50 herë me grusht i riu ndërron jetë - dyshohet se i ngacmoi të dashurën

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 10:28
Giuseppe Tucci

Një 28-vjeçar shqiptar akuzohet për vrasjen e 34-vjeçarit Giuseppe Tucci në Rimini të Italisë. Mediat italiane raportojnë se 34-vjeçari është sulmuar në një klub nate nga shqiptari që punonte si “bodyguard” aty.

Shqiptari thuhet se ka goditur 50 herë me grushte italianin, i cili pasi u shtrua në spital përfundoi në gjendje kome. Në një kohë të shkurtër mjekët konstatuan vdekjen e trurit të tij dhe pasditen e 12 qershorit ai ndërroi jetë.

Ditën e djeshme autoritetet kishin ndaluar 28-vjeçarin shqiptar me akuzën e plagosjes shumë të rëndë por tani pas vdekjes së italianit akuza do të kalojë në vrasje me dashje. 28-vjeçari prej disa kohësh punonte në sektorin e sigurisë dhe është banues në Fano dhe ka lindur në Itali nga prindër shqiptarë.

Ende nuk është zbardhur plotësisht dinamika e debatit që degjeneroi menjëherë në sherr. Por sipas dëshmitarëve, disa vajza brenda klubit janë ankuar për sjellje ngacmuese të viktimës dhe njëra prej tyre ka qenë e dashura e shqiptarit.

Giuseppe Tucci ishte një zjarrfikës dhe kishte punuar në sektorin zjarrfikësve të aeroportit të Rimini që nga viti 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat